Gjatë ditës së sotme u raportua se janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese në Klinikën e Patologjisë në QKUK
Madje pak më parë, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka konfirmuar se në Institutet Paraklinike në QKUK janë gjetur disa mjete shpërthyese.
Sipas ShSKUK-së, mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve, transmeton Klankosova.tv.
Mirëpo, Policia e Kosovës ka demantuar këto raportime, duke thënë se mjetet e dyshuara janë materiale shkollore, duke mos elaboruar më tutje.
- Advertisement -
“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore”, ka thënë Agron Borovci nga Policia e Kosovës. /Klankosova.tv