Roma i ndau sot rrugët me Jose Mourinhon, të cilin vendosi ta shkarkojë për shkak të rezultateve të dobëta të këtij sezoni.
Fatale për “Special One” ishte humbja nga Milani me rezultat 1:3 në fundjavën që shkoi.
Dhe, mediumi italian “Sky Sport” raporton se pas ndarjes me trajnerin portugez, klubi italian ka vendosur t’ia besojë pozitën e trajnerit, legjendës së klubit, Daniele De Rossi”, përcjell “Gazeta Express”.
Është ish-mesfushori italian i përzgjedhuri i familjes Friedkin dhe në orët në vazhdim do të mbyllet marrëveshja me të dhe do të dihen më shumë detaje rreth kontratës së tij.
- Advertisement -
Roma ishte finaliste e Ligës së Evropës në edicionin e kaluar, ndërsa në sezonin paraprak e kishte fituar Ligën e Konferencës në Tiranë, gjithnjë me Mourinhon.
Por, në këtë edicion “Giallorossi” mblodhën shumë pak pikë dhe kjo bëri që klubi ta shkarkojë trajnerin e njohur portugez. /Gazeta Express/