Boksieri britanik Anthony Joshua do të përballet me kamerunasin Francis Ngannou në kuadër të peshave të rënda më 8 mars në Arabinë Saudite.
Joshua e kishte përshkruar më parë një ndeshje të mundshme me Ngannou, të lindur në Kamerun si një “luftë për vëmendje”.
Ish-kampioni 37-vjeçar i UFC-së bëri debutimin e tij në boksin profesionist vetëm në tetor, kur nokautoi Tyson Furyn përpara se të humbiste më pastaj me vendim të ndarë nga gjyqtarët.
Joshua dhe Ngannou do të dalin në një konferencë shtypi të hënën në mbrëmje në Londër, transmeton Klankosova.tv.
- Advertisement -
Ish-mbreti i peshave të rënda të UFC-së Ngannou mahniti botën e boksit në vitin e kaluar kur e rrëzoi Furyn e pamposhtur në tapet me një të majtë të fortë.
Organizatorët sauditë synonin të organizonin një meç me Joshuan kundër Deontay Wilder më 9 mars, por humbja me pikë e amerikanit nga Joseph Parker më 23 dhjetor i prishi këto plane.