Roma ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Jose Mourinhon.
“Ne i urojmë Mourinhos të gjitha të mirat në të ardhmen dhe në kapitullin tjetër”, thuhet në njoftim, njofton Klankosova.tv.
Shkarkimi i portugezit, vjen pas humbjes nga Milani në vikend, me rezultat 3-1.
Mourinho është prezantuar si trajner te Roma në maj të vitit 2021. Ai e drejtoi ekipin drejt triumfit në Ligën e Konferencës në Tiranë dhe në finale të Ligës së Evropës në Budapest në sezonin e shkuar. /Klankosova.tv.