Milan-Roma ishte një sfidë jetike për të dy ekipet, por mbi të gjitha për të dy trajnerët, Pioli dhe Mourinho, të cilët prej kohësh janë në dyshim të fortë në lidhje me të ardhmen e tyre.
Kjo fitore qetëson ambientin në shtëpinë e “djallit”, por trajneri Pioli nuk u shfaq i shqetësuar në lidhje me zërat që flasin për të: “Nuk më bezdisin kritikat, janë gjëra normale kur pritshmëritë janë të larta. Është normale që të gjithë prisnin që të shkonim më larg në Champions, apo t’i fitonim të gjithë ndeshjet, por sezoni është ende i gjatë për të treguar vlerat tona. Është e kotë të kthejmë kokën pas për të folur se çfarë mund të bënim më shumë, tani është koha të shohim përpara mes Serie A dhe Europa League”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.
Ndryshe nga Pioli, Mourinho nuk foli, kjo edhe për faktin se ishte i pezulluar, e ndoqi ndeshjen nga tribuna, ndërsa sipas mediave italiane, Roma ka shkarkuar portugezin, më saktë e kanë marrë një vendin të tillë, por palët po përpiqen të gjejnë një kompromis pasi klubi rrezikon të paguajë një dëmshpërblim të majmë në rast shkarkimi. E sigurt është se mes palëve nuk ka më asnjë pikë ku pajtohet, sipas La Repubblica është çështje kohe që të dalin me një vendim zyrtar.
Historia ka tregua se Mourinho, në raste të tilla, gjithnjë ka fituar, sa herë është shkarkuar ka marrë atë që i takon, ka ndodhur me Chelsea, Man.United dhe Tottenham. Gjithnjë sipas mediave italiane, zëvendësuesi i tij te Roma pritet të jetë Daniele De Rossi, ish lojtar, ikonë e Romës.