Kylian Mbappé, javën e ardhshme do të jetë i ftuari special i “Envoyé Special”, program në të cilin do të flasë për përditshmërinë e tij. Aty nuk do të japë asnjë të dhënë për të ardhmen e tij. Sulmuesi ndoshta do të shpjegojë shumën e parave që i ndan nga paga e tij për fondacionin që ka krijuar ‘Inspired by KM’. Sipas nënës së yllit francez, Fayza Lamari, si familje i dhurojnë 30% të të ardhurave të djalit të saj.
Mama dhe agjentja e 25-vjeçarit siguroi në këtë program se ishin të papajtueshëm në negociatat me PSG në vitin 2022 dhe se do të kishin pranuar, nëse do të kishte qenë rasti, një shumë të paprecedentë në futboll për të rinovuar. “Nuk ka faj apo turp. Nëse mund t’i merrnim 10 miliardë euro do t’i kishim marrë, sepse kështu funksionon sistemi”, – tha Lamari, krenare për kontratën që ka firmosur Kylian Mbappe.
Në maj 2022, PSG njoftoi rinovimin e kapitenit të skuadrës franceze, i cili nënshkroi për dy sezone, me opsionin e një viti tjetër shtesë, që nuk e aktivizoi verën e kaluar. Paga e tij arrin në 72 milionë euro bruto në vit dhe. Përveç kësaj, kontrata që ai nënshkroi përfshinte bonuse të ndryshme besnike në rast se do të vazhdonte në Paris.
Bonusi i fundit prej 80 milionë eurosh është ishte refuzuar nga futbollisti, duke analizuar fjalët e Mbappe dhe Al Khelaïfi. Mes tyre duket se është arritur një marrëveshje në verë për t’ia falur këtë bonus të majmë klubit parizien, nëse largohet pa rinovuar (pra falas, sa i takon çmimit të kartonit).