Një nga portierët me të ardhme të ndritur, Diant Ramaj gjatë një interviste për mediat e huaja ka treguar për bisedimet me Kombëtaren e Kosovës dhe Shqipërisë.
Por, portieri i Ajaxit tregon se përkundër interesimit nga FFK-ja dhe FSHF-ja, objektivi i tij është Kombëtarja e Gjermanisë, shkruan Indeksonline
“Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë u thashë që kam nevojë për kohë, gjithashtu sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”, u shpreh Ramaj
22-vjeçari gjatë këtij sezoni në Eredivisie ka zhvilluar 10 ndeshje, ka pranuar 13 gola dhe ka mbajtur tre herë portën e paprekur.
- Advertisement -
Portieri shqiptar u transferua te Ajaxi gjatë verës së vitit të kaluar nga Eintracht Frankfurt për pesë milionë euro./Indeksonline/