Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Arte > LIRIKA ME BUISJE METAFORIKE
Arte

LIRIKA ME BUISJE METAFORIKE

Published 11/01/2024
Share
SHARE

Shkruan: Sadik KRASNIQI

Arif Bozaxhi, “Prushi i gurit”, poezi, botoi SHB “Lëna Grafik”, Prishtinë 2022. 

​Poeti Arif Bozaxhiu. vjen para lexuesve të vet me librin e tij më të ri, të dhjetin, me poezi, “Prushi i gurit”. Dyzetë e tri poezitë e librit “Prushi i gurit”, janë “shkreptima lirike” siç do t´i quante Arshi Pipa, që i shkojnë përshtati bukurisë së stilit eliptik të këtij autori. Introspektiviteti i tij  ka një kreshento përndritëse me përmasa kozmogonike. Fantazia imagjinative e lirikës së tij transcendencohet përmes një figurativiteti poetik me një unikalitet idiomatik. Struktura vargore e këtij libri është ndërtuar në variantin e gnomës sentenciale. Dendësia kuptimore e këtyre poezive, me pak fjalë e vargje, herë pas here ka tiparin e haikut. Figurshmëria e poetikës së librit “Prushi i gurit” bëhet përmes kontrasteve metaforike gjegjësisht oksimoronit metaforik. Te ky libër, vetë titujt janë simbole me intencë të shndërrimit të tyre në konstrukte të ligjërimit metaforik. Krahas titujve të emëruar me simbole si: milingona, fryma, dallëndyshja, flutura, kemi edhe titujt me sintagmave metaforike si: prushi i gurit, biblioteka yjesh, sheshi i yjeve, dielli peshon kaltërsi, qielli i rinisë, planeti i dashurisë, xhelozia e peshqve etj. 

​Arif Bozaxhiu poetikën e ligjërimit lirik e ndërton nga simboli si titull duke e përzgjeruar në sentencë të thukët si tekst metaforik, metonimik e oksimoronik si p.sh. 

- Advertisement -

                                             Milingona

                                            Një milingonë erdhi te syri im

                                           ec më tha

                                          se liria është një greminë e fshehur

                                          pas diellit (f. 21) 

- Advertisement -

​Poetika e këtij libri është tërësi e një vistër metaforash të bukura si: prushi i gurit,, biblioteka yjesh, ëndërr e zjarrtë, ëndërr e gjinkallës, kurmi i natës, arka e vetmisë, pesha e gurit, grusht hi, mallkim i heshtjes, puthje e fluturës, adresa e dallëndyshes, sheshi i yjeve, gjak i yjeve, puthja e diellit, xhelozia e peshqve etj. Këto metaforai shërbejnë tematikës, motivit e idesë të poetit për ta shfaqur ligjërimin e tij lirik. Lirikën e Arif Bizaxhiut e karakterizon insistimi në pulsimin e metaforave impresive që shfaq interspektiven autoriale. 

 Në këtë libër ka disa simbole dhe metafora të përndritura,  si :  diell, yjet, drita, kallje,  prushi i gurit, ëndërr e zjarrtë, që heroit lirik i japin kontur të Prometeut mitik. Madje edhe librin e fillon me në gjakim flijues, duke u djegur për liri:

                                              Prushi i gurit

- Advertisement -

                                             po digjem

                                             po digjem

                                             në prushin e gurit

                                            si zogu në ëndrrën e vet

                                            syçelë për liri (f. 5)  

 Arif Bozaxhiu është mjeshtër i krijimit të abstraksioneve  dhe absurditeteve  imagjinative si poezia:

                                     Prrockë këngësh

                                    Në ëndrrën e gjinkallës 

                                   Kënga u thur si rrjetë merimange (f. 9) 

Por di të krijojë edhe imazhe vizuale që reflektojnë me një metaforë befasuese me nuance oksimoroni: 

                                         Lejleku

                                        Në lumin  Majn

                                       një lejlek, pinte diellin! (f. 10)

Si në të gjithë opusin lirik të këtij autori, edhe në këtë libër, gruas i këndohet me një pietet dhe adhurim. Gruaja e ka bukurinë e përsosmërisë fizike, dinjitetin e paprekshëm, ështëreale, mitike, madje bukuria e saj himnizohet me rikuozita kozmike duke adhuruar deri në kult. 

                                          Grua

                                         I vetmi planet 

                                         Ku lulëzojnë yjet (f. 16)

Në këtë lirikë gjejmë edhe një epifani të bukur në formë epitafi onirik:

                                        Ëdrra

                                       vetëm zogjtë

                                       mund të dinë

                                       peshen e gurit

                                       mbi varr (f.209

Arif Bizaxhiu shfaqe pikëpamje diskursive edhe për poezinë, përmes një imagjinate me elemente kozmike:

                                    Poezia

                                   Poezia është gjak

                                   i yjeve

                                  që e shtrydh

                                  për t´i bërë dritë

                                  imagjinatës (f. 38)

Poetika e Arif Bozaxhiut, ndërtohet përmes një stili të lartë deri në estetizëm, që këtë krijues e bënë të jetë poet preciozit. Poezia e tij, lexohet gjithnjë e më vëmendshëm nga lexuesit që e dojnë dhe e çmojnë poezinë elitare. Arif Bozaxhiu me lirikën e tij të veçantë, me një autenticitetin superior, ka hyrë në orbitën e plejadës së poezisë shqipe, duke kaluar suazat e saj me përkthimet e herëpashershme në gjuhët tjera. Edhe libri më i ri “Prushi i gurit” hyn në vazhdën e librave me shenjë prurjeje në poezinë moderne shqipe dhe që e gëzon lexuesin e poezisë së bukur.

KosPress Portal 11/01/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Arte

DRIDHMË

22/04/2025
Arte

U PULIT         

10/04/2025
Arte

RËNIA E RRUAZAVE

01/04/2025
Arte

Parashqevi Simaku konfirmon kthimin në Tiranë, ja data e koncertit

21/03/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?