Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Erikson ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e rëndë, nga kanceri. Gjatë një inteviste për një radio suedeze P1, ai tha se në rastin më të mirë ka një vit kohë për të jetuar.
“Të gjithë e kuptojnë se unë kam një sëmundje që nuk është e mirë. Të gjithë mendojnë se është kancer dhe ashtu është. Por unë duhet të luftoj për aq kohë sa të mundem. Ndoshta në rastin më të mirë kam një vit, në rastin më të keq edhe më pak, ose në rastin më të mirë mendoj edhe më gjatë. Po vrapoja një ditë dhe me ra të fikët, aty u zbulua se kisha kancer. Erdhi nga asgjëja dhe u shokova. Nuk kam ndonjë dhimbje të madhe. Por jam diagnostikuar me një sëmundje që mund ta ngadalësosh, por nuk mund ta operosh. Kështu që është ashtu siç është. Është më mirë të mos mendosh për këtë. Duhet të mashtrosh trurin. Unë mund të shkoj duke menduar për këtë gjatë gjithë kohës dhe të ulem në shtëpi dhe të jem i mjerë dhe të mendoj se jam i pafat e kështu me radhë. Është e lehtë të përfundosh në atë pozicion. Por jo, shiko anët pozitive të gjërave dhe mos e varros veten në pengesa, sepse kjo është pengesa më e madhe e të gjithave, natyrisht” përfundoi ai.
Rikujtojmë që midis viteve 2001-2006, Erikson drejtoi të ashtuquajturin “brezi i artë” i futbollistëve në skuadrën e Anglisë, duke përfshirë David Bekam, Steven Gerrard, Uejn Runi dhe Frank Lampard.