Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në pritjen me trupin diplomatik në Shqipëri, tha se rajoni ynë nuk ka qenë imun ndaj kërcënimit prej krizave reale.
“Akti terrorist i shtatorit 2023 në Banjskë dhe ngjarje të tjera të ndodhura në Kosovë janë shenja të një status-quo-je të brishtë dhe të një situate që mund të sillte pasoja të rënda për rajonin dhe Evropën. Fatmirësisht, nuk pati përshkallëzime”, theksoi ai.
Sipas tij, mbështetja e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare për kryerjen e hetimeve të thelluara për identifikimin dhe dënimin e nxitësve dhe të autorëve është e domosdoshme.
“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një çështje sigurie për rajonin dhe Europën”, tha ai.
- Advertisement -
Po ashtu, ambasadorëve të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Begaj i bëri thirrje që ta pranojnë atë “si një realitet të pakthyeshëm.
“Për ambasadorët e vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende n, dua të ripërsëris kërkesën ta njohin Republikën e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm. Gjej rastin të ritheksoj mbështetjen tonë që dialogu Ë -Serbi të jetë i hapur dhe të avancojë, të normalizojë marrëdhëniet mes palëve dhe të çojë drejt njohjes reciproke”, tha Begaj.