Pa Brojën në formacion, Chelsea pësoi një humbje përballë Middlesbrough, një humbje që djeg jo pak pasi bëhet fjalë për një ekip që militon në kategorinë e dytë.
Në sfidën e parë gjysmëfinale në FA Cup, blutë u befasuan duke pësuar një disfatë minimale 1-0. Në mënyrë surprizë, trajneri Pochettino vendosi ta niste këtë ndeshje me Brojën në stol, ndërsa ekipi i tij në fushë hasi vështirësi që në fillim, nuk ishin të qartë në fazën sulmuese pavarësisht se kishin 72% kontrollin e topit.