Gjithçka e kryer për transferimin e Leonardo Bonuccit nga Union Berlin në Fenerbahce. Ish-mbrojtësi i Juventusit është nisur për në Stamboll nën shoqërinë e agjentit të tij dhe në orët në vijim do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin turk para firmës në kontratën e re, e cila pritet të jetë e vlefshme për 6 muaj.
Ndërkohë, vetë Fenerbahçe ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku njofton fillimin e negociatave me lojtarin, duke përgatitur tifozët për zyrtarizimin.
“Klubi po punon për forcimin e skuadrës gjatë merkatos dimërore, për këtë arsye kanë nisur negociatat për transferimin e mbrojtësit Leonardo Bonucci. Futbollisti italian do të mbërrijë në Stamboll pasditen e sotme për vizita mjekësore dhe më pas do t’i prezantohet publikut”, thuhet në njoftimin për shtyp të Fenerbahces.
Ara transfer döneminde Profesyonel Futbol A Takımımızın güçlendirilmesi için çalışmalarını yürüten kulübümüz; savunma oyuncusu Leonardo Bonucci ile transfer görüşmelerine başlamıştır.
- Advertisement -
İtalyan Futbolcu sağlık kontrolleri ve ileri görüşmeler için bugün İstanbul’a gelecektir.… pic.twitter.com/UgTxFrgZLK
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) January 10, 2024