Tash e disa afate kalimtare emri më i përfolur është ai i Kylian Mbappes dhe i të ardhmes së tij.
Kontrata e futbollistit me Paris Saint-Germanin do të përfundojë në fund të këtij edicioni dhe ai pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij.
Sërish për shërbimet e francezit në garë ka hyrë Real Madridi që asesi të dorëzohet.
Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” kanë bërë lëvizjen e fundit për Mbappen, duke ofruar 133 milion euro.
- Advertisement -
Ndërkohë, mediat franceze kanë zbuluar edhe paktin mes sulmuesit dhe klubit francez, për të cilin vetë futbollisti foli pas fitimit të Superkupës.
Gjithçka lidhet me bonueset e sezonit të Kilian Mbape që kapin vlerën 80 milion euro.
Nëse largohet, kjo shifër do t’i mbetet kampionëve francezë, ndërsa nëse rinovon, atëherë këto para do të kalojnë në llogarinë e Mbappe-s.
Këtë vit, një tjetër telenovel na pret mes Kylian Mbappes e Real Madridit.