Të hënën rreth orës 20:55, gjashtë vetë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor, raporton Klan Kosova.
“Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.