Guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili në konferencën përmbyllëse të vitit ka treguar se rritja ekonomike për 2023 sipas këtij institucioni do të jetë 3.4 përqind.
Derisa parashikimi i BQK-së për vitin 2024 është që rritja do të jetë më e lartë se 4.2 përqind, transmeton KlanKosova.tv.
“Gjithashtu, projeksionet e BQK-së për shkallën e inflacionit në tremujorin e fundit sugjerojnë për një ngadalësim të ritmit në 2.9 për qind, ndërkohë që mesatarja e vitit 2023 pritet të jetë 5.1 përqind”, ka thënë Ismaili.
Për sa i përket sfidave në ekonominë e vendit në vitet vijuese, sipas Guvernatorit Ismaili, marrë parasysh liberalizimin e vizave në vitin 2024 dhe dilemave te ngritura rreth ndikimeve potenciale në fuqinë punëtore (tregun e punës) dhe në ekonomi në përgjithësi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka përfshirë këtë ndikim në supozimet e skenarit bazë të projektimit të BPV-së për vitet 2024 dhe 2025.
- Advertisement -
“Vlerësimet e BQK-së konsistojnë në ndikim të ultë në periudha të shkurtra kohore, ndërkohë që ngjashëm me vendet e rajonit, praktikat sugjerojnë se bizneset përpiqen të neutralizojnë këtë ndikim në tregun e punës”.