Manchester City është fitues i Kupës së Botës për Klube.
Skuadra angeleze ka mposhtur në finale skuadrën braziliane, Fluminense.
Ndeshja e zhvilluar në “King Abdullah Sports City” është mbyllur me rezultat 3-0.
Anglezët kanë gjetur golin e avantazhit qysh në minutën e parë, kur ka realizuar Álvarez
Epërsia për skuadrën e drejtuar nga pep Guardiola është rritur me autogolin e Nino në minutën e njëzet e shtatë.
Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë City ka shënuar edhe fy herë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e dytë kur fillimisht Foden ka gjetur golin e tretë e pastaj edhe Alvarez në minutën e tetëdhjetë e tetë ka realizuar edhe golin e katërt.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Al Ahly nga Egjipti ka mposhtur Urawa Red Diamonds nga Japonia me rezultat 4-2.