Eurovisioni ka publikuar disa pamje të reja të skenës në të cilën do të organizohet “Eurovision Song Contest” vitin e ardhshëm.
Eventi do të mbahet në Malmo të Suedisë, pasi këngëtarja suedeze Loreen fitoi garën vitin e kaluar.
Në faqen zyrtare të Eurovizion janë publikuar pamje vizuale të skenës në të cilën do të zhvillohet Eurovision 2024.
Në postim shkruhet “WOW ne kemi një skenë! Mirë se vini në Malmö Arena!”/21Media