Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojë seancën e sotme të Kuvendit, ku Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë adresimin e saj vjetor para deputetëve.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar deputeti Pal Lekaj.
“Nuk do të marrim pjesë në adresimin e Presidentes”, ka thënë Lekaj.
Dy partitë tjera opozitare, PDK dhe LDK, ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
- Advertisement -
Adresimi vjetor i Presidentes ishte bojkotuar edhe vitin e kaluar nga AAK’ja dhe PDK’ja.
Seanca ku Osmani pritet t’u adresohet deputetëve pritet të nis në orën 11:00.