Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 63 vota për, kanë miratuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2024, mirëpo pa votat e deputetëve të partive opozitare, sepse ata lëshuan sallën nuk deshën të marrin pjesë në votim.
Vlen të theksohet se asnjë nga amendamentet e opozitës nuk janë mbështetur nga deputetët e shumicës parlamentare.
Ndryshe buxheti për vitin 2024 do të jetë 3.3 miliardë euro.
Me 63 vota për është miratuar Ligji për Buxhetin 2024. Gjatë kohës kur u votua ligji, në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës.