Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë Kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian.
Gjatë intervistës në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.
Sa i përket familjes së tij Sylvinho tregoi se ka komunikim shumë të mirë me vajzën dhe djalin.
Megjithatë ai habiti jo pak duke u shprehur se nuk e di se me çfarë merret vajza e tij që jeton në Madrid.Mesazhet kanë qenë të shumta për Sylvinhon, pasi e dërgoi Shqipërinë në Euro 2024.
- Advertisement -
Ndër ata që e kanë komplimentuar ishte Mancini dhe Tite, por jo De Biasi, ish-trajneri i kuqezinjve.
PJESE NGA BISEDA
Shumë mesazhe ke marrë pas kualifikimit. Pashë Roberto Carlos në Instagram që ju përshëndeti sepse kam kontrolluar mbrëmë për ju për të zbuluar më tepër. Por kush ishte mesazhi më i mirë. Shumë trajnerë ju kanë shkruar?
Sylvinho: Të jem i sinqertë kisha vetëm disa miq, kur e ke fjalën për trajner. Fola me Roberton (Mancini), me Titen nga Brazili, tani te Flamengon.
Të gjithë të lumtur…
- Advertisement -
Sylvinho: Të gjithë duke më uruar, punë shumë e mirë, e pabesueshme.
A të dërgoi Gianni De Biasi mesazh?
Sylvinho: Jo. Nuk më dërgoi
- Advertisement -
Nuk të dërgoi?
Sylvinho: Jo.