Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka bërë thirrje Lionel Messit që të vazhdojë të luajë deri në edicionin 100-vjeçar të Kupës së Botës 2034.
Infantino gjatë një ngjarje që ka marrë pjesë, mes tjerash përmendi Kupën e Botës 2026, që siç tha ai, do të jetë një super turne, transmeton Klankosova.tv.
“Ne folëm për ndeshjen, për Kupën e Botës sigurisht”, tha Infantino për DSports.
“Chiqui Tapia, kampion bote, si gjithë Argjentina. Kujtuam Botërorin e kaluar dhe planifikuam të tjerët”.
- Advertisement -
“Ne jemi shumë mirë, të gjithë të lumtur, të gjithë në harmoni. Në vitin 2026, do të jetë Botërori i parë me 48 ekipe, do të jetë i madh. Do të jetë këtu në Amerikë, në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Do të jetë një festë futbolli, një sukses i plotë, jam i sigurt”.
“Shpresoj se ai do të arrijë në Kupën e Botës tjetër, atë pas kësaj dhe atë në 2034 gjithashtu. Sa herë që ai dëshiron”.
Kupa e Botës 2026 do të mbahet në tri vende – SHBA, Meksikë dhe Kanada. /Klankosova.tv.