Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernández, është për rotacionin sa më të madh të lojtarëve të tij, në mënyrë që të mos ngarkohen së tepërmi dhe në të njëjtën kohë, për të mbajtur të gjithë skuadrën të motivuar.
Në ideologjinë e tij “nuk ka njëmbëdhjetëshe standarde” siç theksoi ai të martën pasi mundi Porton dhe vulosi kualifikimin e Barcelonës në 1/8 e finaleve në Champions League. Ksavi ishte gati ta përsëriste atë formacion katër ditë më pas, të dielën në suksesin 1-0 përballë Atletikos së Madridit në La Liga.
Por dëmtimi në sekondat e fundit i Injigo Martinez ndryshoi vendimmarrjen, me Ksavin që hodhi në fushë Andreas Kristensen. Mekëtë ndryshim, Ksavi ka vendosur një rekord nëkëtë sezon, 20 formacione të ndryshme në po kaqndeshje mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampioneve.
- Advertisement -
Ksavi vazhdon t’i besojë të njëjtit modul loje, por aktorët ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje, teksa sipas llogarive në çdo takim ai bën mesatarisht 3.15 ndryshime në formacion, qoftë për zgjedhjeteknike, qoftë për shkak të mungesave si pasojë edëmtimeve apo pezullimeve. Ndryshimet e Ksavit prekin çdo repart, së fundmi përfshirë dhe portënpas dëmtimit të kapitenit Ter Shtegen./PanoramaSport.al