Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Pirlo zbulojë një sekretë të pathëna kurrë: Më 2006 thuajse firmosa me Real Madridin, pastaj…
Sport

Pirlo zbulojë një sekretë të pathëna kurrë: Më 2006 thuajse firmosa me Real Madridin, pastaj…

Published 06/12/2023
Share
SHARE

Andrea Pirlo është një legjendë e futbollit italian. Pasi u rrit në Brescia, u evidentua me Interin dhe Reggina, “Maestro” fitoi gjithçka me Milanin dhe shijoi njëfarë kënaqësie ekstra me Juventusin, përpara se ta përfundonte karrierën në MLS.

Kuqezinjtë “ngjyrosën” pjesën më të suksesshme të karrierës së tij, por në ato vite Pirlo ishte dëshira e trajnerëve në të gjithë Europën. “Pas Calciopoli ne sapo kishim fituar Kupën e Botës, nuk e dinim se si do të rifillonte futbolli italian. Unë kisha nënshkruar tashmë kontratën me Real Madridin, por më pas Milani rifilloi nga Seria A dhe Liga e Kampionëve, kështu që zgjodha kuqezinjtë”, – zbulon Pirlo.

Disa vite më vonë, klubi tjetër i madh spanjoll, Barcelona, ​​gjithashtu u përpoq ta merrte atë në La Liga: “Pas trofeut Gamper, Guardiola donte të më takonte në dhomën e tij të zhveshjes për të më bindur që t’i bashkohesha te Blaugranët. Në vend të kësaj ne po flisnim gjithashtu për kalimin e Ibrës te Milani, çka në fund u realizua. Edhe unë qëndrova, gjithashtu te kuqezinjtë”, – ka komentuar Pirlo në “Radio TV Serie A”.

Megjithatë, aventura te Milani solli trofe dhe një zhgënjim në lamtumirën e fundit: “Me Milanin fitova gjithçka, edhe nëse trofeu më i rëndësishëm ishte Liga e parë e Kampionëve. Pas finales së Stambollit kam menduar edhe të heq dorë nga futbolli, por në ato vite pata fatin të përjetoj momente të mrekullueshme, edhe falë një grupi fantastik bashkëlojtarësh dhe mister Ancelotti. Është e trishtueshme mënyra se si përfundoi, por në atë kohë te Milani, lojtarët mbi të 30-tat kishin vetëm kontrata 1-vjeçare. Ndjeva se mund të jepja ende shumë”.

- Advertisement -

Nga atje te Juventusi dhe titujt e tjerë kampionë si protagonist: “Kjo ishte hakmarrja ime, sepse doja të tregoja se isha ende një lojtar i fortë. Kam fituar 4 tituj kampioni të Serie A me bardhezinjtë dhe luajta përsëri në një finale të Champions League. Me Conten kalova mjaft mirë, ishte i pari që më bëri të filloj t’i analizoj situatat në fushë. Prej andej pothuajse fillova të mendoj si trajner. E kam model nga mënyra se si ai menaxhon stërvitjen dhe lojtarët”.

Karriera e tij si trajner filloi në stolin e Juventusit me dy trofe në një sezon. Tani është te Sampdoria: “Të trajnoja bardhezinjtë ishte një përvojë e madhe. Ishte një grup i ri dhe fillimi i një rrugëtimi. Nuk jam penduar. Të stërvitësh dikë si Cristiano Ronaldo të bën të kuptosh se si të bëhesh numri 1 në botë. Një profesionist në çdo drejtim. Tani te Sampdoria kemi filluar një punë të gjatë, shpresoj të arrijmë objektivat tona”.

KosPress Portal 06/12/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonini, pritet nga Kryeministri Kurti
Lajme 19/05/2025
Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave
Sport 19/05/2025
Vdes foshnja e gjetur pranë mbeturinave në Matiqan – ngjarje që trondit opinionin
Lajme 19/05/2025
Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit përfundon pa sukses
Lajme 19/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

19/05/2025
Sport

Barcelona fiton La Ligan: Festa nis në Kataloni!

16/05/2025
Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?