Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi.
Presidentja Osmani ka thënë se sot, kinematografia shqiptare mbeti pa aktorin e madh, ikonën Mirush Kabashi.
“Ai kombinoi për mrekulli karizmin, mjeshtërinë dhe përkushtimin, duke prekur thelbin e emocioneve njerëzore me një finesë të pashembullt dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë kinematografike. Secila paraqitje e tij ishte mishërim i angazhimit pasionant dhe të palëkundur ndaj artit”, ka thënë Osmani.
Tutje Osmani ka thënë se ai ishte zëri artistik edhe i Kosovës me vargjet kushtuar sakrificës dhe luftës për liri e pavarësi, duke shtuar se Trashëgimia nga magjia skenike e paraqitjeve të tij do të jetë kujtesë e jona e përhershme!
- Advertisement -
“Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor! I përhershëm qoftë kujtimi për Mirush Kabashin!”, ka thënë Osmani.