Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën, kanë biseduar rreth mundësive për përafrimin e vendit me unionin evropian.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe të diskutojmë se si ta sjellim Republikën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar e para e vendit Vjosa Osmani në platformën “X”.