sh-presidenti i FC Prishtinës dhe njëri prej njerëzve që kontribuuan më së shumti në futbollin kosovar, Remzi Ejupi, e ka lartësuar përmes një postimi në rrjetet sociale legjendën e futbollit shqiptar, Besnik Hasi.
Ejupi insiston se Hasi e meriton më shumë se çdokush tjetër që t’i besohet detyra e selektorit të Kosovës për shkak të përvojës, karrierës dhe ndjeshmërisë që e ka për vendin e tij, për dallim nga trajnerët tjerë të Kosovës që erdhën pas Albert Bunjakit.
Ai ndërkohë i ka kritikuar edhe prijësit e Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht kreun e saj, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe për çuarjen në humnerë të futbollit kosovar.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Remzi Ejupit në Facebook. /Gazeta Express/