Kombëtarja e Kosovës ka përmirësuar pozitën e saj në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua sot nga shtëpia e futbollit botëror.
Tani Dardanët ndodhen në pozitën e 101-të, duke u ngjitur për katër pozita në krahasim me renditjen e kaluar.
Kosova tani ka 1202.77 pikë. Ky përmirësim ka ardhur pas fitores së realizuar ndaj Izraelit (1:0) dhe barazimit me Zvicrën (1:1).
Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie nga pozita e 59-të në atë të 62-të, pasi gjatë këtij muaj regjistruan dy barazime, me Moldavinë 1:1 dhe me Ishujt Faroe 0:0.