Të enjten kur përfundon afati për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS, shihet interesim i madh i qytetarëve serbë në qendrat e kontrollimit teknik në Mitrovicë të Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar për RTKlive se qytetarët mund t’i regjistrojnë veturat vetëm edhe të enjten.
Elshani, ka theksuar për RTKlive se nga 1 nëntori deri më 29 nëntor janë regjistruar mbi 3 mijë me vetura me targa RKS. Ai ka thënë se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët.
Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS.
- Advertisement -
Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.