Me nisjen e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore” ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila bën thirrje për mobilizim dhe bashkim kundër dhunës mbi baza gjinore.
“Le ta thyejmë heshtjen njëherë e përgjithmonë, duke qëndruar së bashku jo vetëm gjatë “16ditëve…”, por gjatë tërë vitit. Ta fuqizojmë njëra-tjetrën për një botë ku të gjithë mund të jetojnë pa frikë dhe pa diskriminim”, ka deklaruar Osmani.
Ajo thotë se duhet bashkuar për t’i sfiduar mjediset ku gratë ndihen të kërcënuara.
“Bashkë kundër heshtjes për t’i sfiduar stereotipet dhe për një mjedis ku gratë e vajzat nuk ndihen të kërcënuara e as të rrezikuara. Së bashku, kundër dhunës për një shoqëri të rrënjosur në barazi”, ka thënë presidentja Osmani.
- Advertisement -
Në kuadër të aktiviteteve të 16 Ditëve të Aktivizmit, ndërtesa e Presidencës është ndriçuar me ngjyrë portokalli, të cilën edhe e ka publikuar presidentja në këtë reagim.