Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Kreu i FSHF-së, Armand Duka zbulon kush është zemra e ekipit: “Dua të shkojmë përtej grupit”
Sport

Kreu i FSHF-së, Armand Duka zbulon kush është zemra e ekipit: “Dua të shkojmë përtej grupit”

Published 23/11/2023
Share
SHARE

Shqipëria në “Euro2024” është një senasion edhe për mediat evropiane, mbi të gjitha ato italiane, ku interesimi është edhe më i madh, për shkak se në Serie A aktivizohen pjesa më e madhe e legjionarëve. Armand Duka, kreu i FSHF-ës, në një intervistë për TuttomercatoWeb, u ndal në disa detaje, nga Sylvinjo e deri tek yjet kuqezi: “Jam i lumtur, jemi të gjithë të lumtur. Kemi bërë mirë, jemi kualifikuar dhe shumë të lumtur. Hera e parë ishte e bukur, por edhe kjo. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, duke lënë pas përfaqësuese si Republika Çeke dhe Polonia.

Sylvinho? “Kur u kualifikuam, trajneri ishte euforik. Ai bëri një punë të mirë, ia arriti qëllimit dhe kishte çdo arsye. Ju them sinqerisht, asgjë nuk ndodh rastësisht. Duhet sakrifica, planet e duhura. Pa të, rezultatet nuk do të ishin këto. Këto janë fryti i gjithë kësaj. Regjia është e tij, por duhet të them shumë mirë edhe për D’Olivian, ai ka luajtur në Itali, është një ekspert që ka ndihmuar shumë. Ai, si Zabaleta, kanë ndërtuar një grup kompakt”.

Në ndeshjen e fundit kishit shtatë lojtarë të Serisë A: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami.

“Lidhja mes futbollit shqiptar dhe ligës italiane është e fortë. Kemi shumë fëmijë në Itali, janë gati 14 mijë shqiptarë të regjistruar në vendin tuaj, pothuajse të njëjtët futbollistë si në Shqipëri. Këtyre që janë në listë duhet t’u shtohet edhe Çuni nga Frosinone, ose Berisha nga Lecce, i cili tani për tani luan në U21, por është pothuajse gati të bëjë hapin lart. Dhe pastaj do t’ju them Shpendin, i cili luan në Empoli”.

- Advertisement -

Një nga më përfaqësuesit është Hysaj…

“Po, ka luajtur në nivel të lartë, por them edhe Gjimshiti që është kapiteni ynë”

Një nga shpresat tuaja dhe të Interit quhet Asllani…

“Lojtar i mirë, në perspektivë. Ai është vetëm 21 vjeç, ai mund të bëhet një lojtar i madh… Një lojtar i mirë. Ai na ndihmoi shumë, ai luajti pothuajse gjatë gjithë kohës dhe e bëri shumë mirë”.

Po Bajrami?

- Advertisement -

“Ai është një lojtar i madh, teknik, më tekniku në ekipin tonë. Shikoni golin që shënoi në Çeki, barazimi vendimtar, ne mbetëm në lojë. Dhe kemi djem të tjerë shumë të mirë, mbajeni mend  emrin Mitaj. Ai luan në Rusi, por mund të bëhet një top lojtar”

A e dini se Ramadanit i pëlqen Interi?

“Ai është një njeri i mirë edhe para se të jetë një lojtar i mirë. Ai është zemra e ekipit, ai vrapon shumë në fushë si në ekipin kombëtar ashtu edhe me Lecce. Jam i lumtur që ai po luan mirë në Serie

- Advertisement -

Çfarë synimi keni për Euro 2024?

“Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë ekipet e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Dhe nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe nëse nuk kanë arritur rezultate të mëdha kohët e fundit.

KosPress Portal 23/11/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mesazh nga Vuçiç për Serbinë: “Duhet të mposhtni Shqipërinë”
Sport 20/05/2025
Policia gjermane ndalon kosovarin e dyshuar për plagosje (FOTO)
Lajme 20/05/2025
Mediat italiane “hedhin bombën”: Klopp drejt Romës?
Sport 20/05/2025
Napoli–Cagliari ndez tifozët: 350 mijë në pritje për një vend në stadium
Sport 20/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Mesazh nga Vuçiç për Serbinë: “Duhet të mposhtni Shqipërinë”

20/05/2025
Sport

Mediat italiane “hedhin bombën”: Klopp drejt Romës?

20/05/2025
Sport

Napoli–Cagliari ndez tifozët: 350 mijë në pritje për një vend në stadium

20/05/2025
Sport

Messi në majë të historisë – IFFHS e emëron futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

19/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?