Policia jep detaje nga grabitja në Suharekë, të dyshuarit grabitën një sasi të konsiderueshme të arit.
Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një sasi të konsiderueshme ari nga një argjendari sot pasdite në Suharekë, me ç’rast ka ardhur edhe deri te shkëmbimi me armë zjarri me polici, ku një polic ka marrë plagë të lehta.
Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.
“Një polic është i lënduar në këmbë dhe një pjesëtar tjetër i policisë u është kundërpërgjigjur (të shtënave) drejt personave te dyshimtë. Këta të fundit janë larguar me një veturë. Për momentin nuk ka të arrestuar”, tha ai.
- Advertisement -
Sipas Alija, personat në fjalë kanë arritur të grabisin një sasi të konsiderueshme të arit.