Zvicra të shtunën pas barazimit 1-1 me Kosovën, arriti që të kualifikohej në turneun e dhjetë madhor radhazi, duke siguruar një vend në fazën finale të Euro2024.
Pasi siguruan kualifikimin, tekniku Murat Yakin i la të lirë lojtarët për të festuar, duke ia lanë atyre në dorë se kur të ktheheshin në hotel.
Kushti i vetëm për yjet e Zvicrës ishte që të gjithë të paraqiteshin në formë të martën, në mënyrë që të mposhtnin Rumaninë për të fituar vendin e parë në grup.
Sipas “20 minutën”, futbollistët dhe stafi i kombëtares festuan deri në orët e para të mëngjesit në Bazel, por në veçanti njëri prej lojtarëve e ka tepruar me festën.
- Advertisement -
Portieri i Interit, Yann Sommer është nisur me makinë drejt Zyrihut, me dëshmitarët okularë që tregojnë se ai u shfaq papritur në mes të natës në klubin e anëtarëve Klaus, në Langstrasse.
34-vjeçari ishte në humor të mirë dhe në klubin Klaus ka konsumuar pije, duke u largua më pas nga dera e pasme rreth orës 8:00 të mëngjesit.
Pak orë më vonë, Sommer duhej të kthehej në Bazel, nga ku kombëtarja fluturoi drejt Bukureshtit të dielën në orën 16:30, por duket se e ka tepruar me alkoolin pasi e ka ditur pre të shtunës se nuk do të mbronte ai katërkëndëshin e Zvicrës në Rumani.
Yvon Mvogo zuri vendin e tij të martën në mbrëmje, ku Zvicra humbi vendin e parë në grup pasi u mposht në Bukuresht me rezultatin e ngushtë 1-0.
Por fakti se gardiani i Interit është parë i dehur ka mjaftuar që në Zvicër kombëtarja të kritikohet ashpër.
- Advertisement -
I shqetësuar për shfrenimin e lojtarëve duket se ka qenë edhe Xherdan Shaqiri. I pyetur nga mediat pas ndeshjes me Rumaninë se çfarë humori kishte në dhomat e zhveshjes, ai është shprehur: “Kishte muzikë, a mund ta imagjinoni”.
Humori festiv tregohet edhe në një foto në grup të Federatës Zvicerane të Futbollit (SFV) me ekipin, trajnerin dhe stafin duke brohoritur së bashku./a.r/