Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk ka djegie të mbetjeve mortore, arkivës dhe mostrave në njërën nga zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore, e cila u përfshi nga flakët sot në mëngjes.
“Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave. Ekipet e forenzikës, ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje ka thënë se nuk mund të ofrojë më shumë detaje për shkakun e zjarrit.
Zyra e djegur ka qenë e doktor Arsim Gërxhaliut dhe ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së, Ditor Haliti.