Shqipëria arriti kualifikimin historik në Euro 2024. Kuqezinjtë mbyllën kualifikueset me 15 pikë, në vendin e parë në grup. Pas sfidës me Ishujt Faroe, tekniku u bë një me lojtarët duke zbritur në fushën e lojës.“Si fillim dua t’ju falënderoj ju lojtarëve. Jeni të aftë, kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, jeni lojtarë shumë të mëdhenj, e meritoni. I gjithë stafi, i falënderoj, janë shumë orë bashkë, u kërkoj falje, jam i vështirë e i rëndë. Faleminderit.
Përfitoj për të falënderuar federatën, presidentin Duka, të gjithë ata që punojnë në Federatë, janë shumë. I falënderoj me zemër, çdo ditë punojnë. Të fundit jeni ju tifozë, faleminderit për mbështetjen. Nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, jemi të parët, sulmi dhe mbrojta më e mirë, faleminderit për të gjitha”.
Më i bukur Championsi apo Europiani?
“Në 2009 ishte shumë e bukur. Por me të gjithë këta djem është një nder për mua. Nuk kam bërë Europian, duhet të shoh ndeshje, studioj, të shoh shumë ndeshje që të shkoj atje shumë i përgatitur”, tha Silvinjo.