Ka filluar takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg do të takohet më pas me kryeministrin Albin Kurti.
Këtë të hëne shefi i NATO-s nisi vizitën treditore në Ballkan. Fillimisht ishte në Bosnje e Hercegovinë.
Të martën Stoltenberg do jetë në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.
- Advertisement -
Përndryshe, Osmani dhe Stoltenberg pas takimit parashihet që të mbajnë konferencë për media.