Ismet Munishi, ka komentuar fjalimin e mbajtur sonte nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në zhveshtoren e ekipit kombëtar, para ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës.
Mes tjerash, Ademi u foli lojtarëve për premia, duke i thënë “fitojeni lojën dhe qitni çmimin vet, sa i doni premia”.
Munishi, i ftuar në emisionin “Favorit” vlerësoi se imazhi nuk ndreqet me premia, por me rezultate e suksese.
“Nuk rregullohet imazhi tu fol premia. Na nuk e pamë Armand Dukën tu fol për premia, por shkoi ai, shkoi në Evropian, shkon luan te elita e futbollit. Kështu rregullohet. Tentimi nuk është negativ, ka të drejtë të futet me fol, mirëpo ka proceduar për ndreqja të imazhit. Nuk mjafton veç me hy në zhveshtore”, tha mes tjerash Munishi.