Një raketë ruse ka goditur sot një anije mallrash me flamur Liberian, KMAX RULER, të Linjës Cyprus Sea. Anija ishte në pronësi të qipriotit Andreas Hatzigiannis, president i Unionit të Pronarëve të Anijeve të Qipros.
Sulmi ndodhi kur anija u fut në portin e Odessa-s ndërsa për pasojë ka humbur jetën kapiteni, ndërsa tre anëtarë të ekuipazhit dhe një rojë mbetën të plagosur. Lajmin e bënë të ditur forcat e armatosura ukrainase.
Sipas informacioneve nga autoritetet ukrainase, anija është goditur nga një raketë Kh-31P e lëshuar nga një avion luftarak rus. Kombësia e kapitenit nuk është bërë e ditur, ndërsa tri anëtarët e ekuipazhit të plagosur janë filipinas.
Anija e mallrave do të ngarkonte mineral hekuri me destinacion Kinën, sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, i cili tha se që nga tërheqja e Rusisë nga marrëveshja për eksportet e grurit përmes Detit të Zi, janë regjistruar të paktën 12 sulme në infrastrukturën portuale të Ukrainës.
- Advertisement -
Anija është ndërtuar në vitin 2009, ka një gjatësi prej 230 metra dhe një gjerësi prej 37 metrash, dhe një kapacitet prej 91,800 dwt.