Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se gërmimet po kryhen në lokacionin e quajtur Shtavalj, Sienicë të Serbisë, transmeton Zeri.info.
Njoftimi i plotë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur:
Pas 2 vitesh kërkesash e takimesh në mes të nëngrupeve punuese të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, gërmimet e nisura në Maj të vitit 2021, me datë 08.11.2023, përkundër disa paqartësive që ekzistojnë, kanë rifilluar në lokacionin e quajtur Shtavalj, Sienicë, në teritorin e Serbisë. Të pranishëm në këto gërmime, janë ekipet tona nga KQPZH dhe IML.
Me qellim të ruajtjes së procesit, për detajet tjera, Komisioni do t’iu njoftoj në momentin e parë që mund të kemi gjetje në atë lokacion.
- Advertisement -
Lokacioni Shtavalj, është vetëm njëri nga lokacionet e shumta që Kosova prezantuar si varreza të mundshme masive në Serbi, dhe që në vazhdimësi ka bërë kërkesë për të marrë informacione kredibile dhe për të vazhduar me gërmimet