Sot nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare dhe në rend të ditës është rezoluta e propozuar nga AAK-ja për rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka kërkuar deputetëve ta votojnë këtë rezolutë, sepse sipas tij kjo rezolutë do t’u ndihmojë qytetarëve meqë situata ekonomike është e rëndë, raporton Zeri.info.