Gazeta spanjolle El Pais pretendon se uruguaiani do të fluturojë për në SHBA muajin e ardhshëm për të rënë dakord për kushtet e një marrëveshje njëvjeçare me skuadrën e MLS të David Beckham.
Në rast se kjo do të ndodhte atëherë Suarez do t’u bashkohej gjithashtu edhe yjeve të tjera të Barçës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
Uruguaiani ka vazhduar me mbajtjen e nivelit që kur iu bashkua Gremios dhjetorin e kaluar, duke shënuar shtatëmbëdhjetë herë në tridhjetë e shtatë ndeshje.