Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, sot është dashur të raportojë para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.
Rizvanolli nuk ka shkuar në këtë komision të raportojë rreth gjendjes së krijuar në ndërmarrjen “Trepça”, pasi minatorët janë në grevë tash e tetë ditë, shkruan Zeri.info.
Anëtarët pasi që Rizvanolli nuk ka ardhur për raportim, janë në pritje të takimit me sindikalistët e minatorëve. /Zëri