Emmanuel Egbo ka debituar me fitore te Prishtina. Skudra nga kryeqyteti ka arritur ta mposhtë Gjilanin në ndeshjen e radhës të vlefshme për Superligën e Kosovës.
Ndeshja e sontme është mbyllur me rezultat 2-1.
Ka qenë Blesa ai i cili e ka kaluar prishtinën në avantazh në minutën e dyzet e tretë, duke bërë që kryeqytetasit të shkojnë në pushim në gjendje më komode.
Pas kthimit në fushë, mysafirët ia kanë dalë ta barazojnë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e pestë me Ismailin.
- Advertisement -
Kur është dukur që ndeshja do të mbyllet me barazim, në skenë ka dalë edhe një herë Blesa, i cili me golin e dytë ia ka dhënë Gjilanit goditjen përfundimtare.
Pas kësaj ndeshje Prishtina gjennet në pozitën e katërt në tabelë me gjashtëmbëdhjetë pikë, ndërsa Gjilani është në vendin e shtatë me njëmbëdhjetë pikë.
Aktualisht në vendin e parë të tabelës së Superligës gjendet Ballkani me njëzet e tri pikë.