Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Selhurst Park” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Crystal Palace dhe Tottenhamit, ndeshje kjo e cila e hap xhiron e 10-të në Premier Ligë.
Tottenhami ende nuk di për humbje në Premier Ligë, dhe synon ta vazhdojë këtë seri edhe sot si mysafirë i Crystal Palace.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Tottenhami e mposhti 2:0 Fulhamin, kurse Crystal Palace u mposht 4:0 nga Newcastle.
Momentalisht, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara Tottenhami zë vendin e parë në kuotën e 23 pikëve, krahas Crystal Palace që renditet në vendin e 11 me 12 pikë të arkëtuara.
- Advertisement -
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Tottenhami fitoi 1:0 ndaj Crystal Palace.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Crystal Palace mungojnë Eze, Henderson dhe Tomkins, kurse te Tottenhami nuk do të paraqiten Bentancur, Perisic, Sessegnon, Solomon dhe Whiteman.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë:
Crystal Palace (4-3-3): Johnstone; Ward, Andersen, Guehi, Mitchell; Hughes, Doucoure, Lerma; Ayew, Edouard, Franca
Tottenham (4-2-3-1): Vicario; Porro, Van De Ven, Romero, Udogie; Bissouma, Sarr; Kulusevski, Maddison, Richarlison; Son