Destan Kërleshi, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës” tha për portalin rtv21.tv se sot janë dërguar edhe katër minatorë për trajtim mjekësor në Spitalin Regjional të Mitrovicës.
“Ju njoftoj se në këto momente kemi dërgu 4 minatorë në Spitalin rajonal në Mitrovicë, në emergjencë në gjendje të rëndë”, tha Kerleshi për rtv21.tv.
Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë prej katër ditësh dhe kanë insistuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në plotësimin e kërkesave. E ato janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.
Që kur ka nis greva e minatorëve, disa nga grevistët kanë kërkuar ndihmë mjekësore./21Media