Francis Ngannou është tashmë në Arabinë Saudite për të bërë debutimin e tij në boks, duke sfiduar kampionin e peshave të rënda, Tyson Fury. Në vendin e Lindjes së Mesme, Cristiano Ronaldo e priti në mënyrën më të mirë. Ish-lojtari i Real Madridit, i cili aktualisht luan për Al Nassr, i ka dhuruar një orë me edicion të kufizuar nga marka “Jacob & Co”, të quajtur “Zemra e Ronaldos”.

Ora ka një vlerë tregu mbi 100.000 dollarë. Boksieri kamerunas ka shpërndarë një video në rrjetet e tij sociale, në të cilën bashkëpronari i markës, Jacob Arabo, i dorëzon xhevahirin 100.000 dollarësh. Francis Ngannou do të përballet me Tyson Fury, kampion i Këshillit Botëror të Boksit (WBC), në debutimin e tij në boks, në ditët në vijim.