Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Nju-Jork, ku sot do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Osmani, përmes një postimi në platformën sociale “X”, ka paralajmëruar se në këtë mbledhje të KS-së në OKB, do të flasë në emër Republikës, ku do të trajtojë zhvillimet e fundit në Kosovë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmon angazhimin për paqen.
“Sot do t’i bashkohem mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, për të folur në emër të Republikës sonë. Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Osmani në X njëherësh ka sqaruar se mbledhja fillon në orën 21 dhe mund të ndiqet në këtë adresë.