Arsenal me shumë mund ka marrë një pikë në udhëtim te Chelsea, në kuadër të kryerderbit së xhiros të nëntë në Premier League.
Edhe pse Chelsea ishte në epërsi prej 2:2, “Topçinjtë” bën një përmbysje fantastike për ta barazuar në 2:2, që rezultoi të jetë epilogu përfundimtar.
Chelsea kaloi në epërsi përmes Cole Palmer, që realizoi nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Willian Saliba që preku topin me dorë (15’).
Dy skuadrat kishin raste shënimi por që assesi s’i finalizuan rezultati i kësaj pjese doli të jetë 1:0.
- Advertisement -
Chelsea e nisi shumë më mirë edhe pjesën e dytë, me sulmuesin ukrainas Mykhailo Mudryk që realizoi një eurogol nga distanca (48’).
Arsenal pastaj nisi këndelljen duke ngushtuar rezultatin me anë të Declan Rice, që shënoi një gol pas një dalje të panevojshme të portierit Sanchez (77’).
Heroi për mysafirët ishte i inkuadruari Leandro Trossard që barazoi rezultatin pas një asistimi të Bukayo Sakas (84’).
Arsenal tani ngrihet në pozitën e dytë në tabelë me 21 pikë aq sa ka edhe lideri Man City derisa Chelsea tani zë vendin e nëntë me 12 sosh.