Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka emëruar anëtaren e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mufera Srbica Şinik.
Şinik është propozuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP).
Anëtarja e re e KQZ është zotuar se do t`i kryej në mënyrë të ndershme dhe profesionale detyra e saj.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ka emëruar anëtaren e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), znj. Mufera Srbica Şinik të propozuar nga Partia Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtarja e re e KQZ-së deklaroi se do t’i kryej detyrat e saj si anëtare e KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale”, thuhet në njoftimin për media nga Presidenca.