Ish-sulmuesi italian Francesco Totti, në një intervistë për “Marca”, ka folur për periudhën kur skuadra e Real Madrid donte ta sillte në “Bernabeu”. Ky transferim nuk ndodhi kurrë, duke mbetur besnik i Romës.
“Real më ka pëlqyer gjithnjë, që kur isha fëmijë dhe shihja ndeshjet e këtij ekipi. Ishte klubi që më frymëzonte, me gjithë lojtarët e mëdhenj që luanin aty”, – tha Totti.
“Kur shihja atë ekip duke luajtur, emocionohesha. Më dukej magjeps prej lojtarëve, stadiumit, njerëzve gjithçka. Në 25 vite karrierë kam bredhur në shumë stadiume, por ajo që shihja në Bernabeu nuk e pashë në vend tjetër. Të krijonte një përshtypje tjetër”, u shpreh më tej Totti.
“Presidentin Florentino Perez e kam takuar disa herë. Problemi i tij i vetëm ishte se nuk më pati asnjëherë te Real Madrid. Kjo ishte pika e tij e dobët. Unë i qëndrova besnik Romës, ndaj dhe nuk ika asnjëherë aty edhe pse më kanë kërkuar disa herë”, tha Totti.