Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e re jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në vend e rajon, marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, si dhe për planet e përbashkëta në funksion të forcimit të mëtejshëm të raporteve dypalëshe.
“Kryetari Konjufca e uroi ambasadoren Blitt për detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kanadasë në shtetndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e përkrahjes ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, njofton zyra për informim e Kanadasë.
Ambasadorja Blitt e falënderoi kryeparlamentarin Konjufca për pritjen dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Kanadasë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.